zoom

Aktualitet

Aksident në Tiranë. Vdes 22-vjeçari

Një aksident me vdekje është regjistruar në Vaqarr të Tiranës, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar.

Ai ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe është përplasur nga një mjet në lëvizje. I riu nuk u ka rezistuar plagëve.

Ende nuk dihen arsyet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat.