zoom

Aktualitet

Aksident në Tiranë, përplas me makinë policin e patrullës, autori largohet nga vendngjarja

Këtë të hënë në rrugën “Thoma Koxhaj” është regjistruar një aksident.

Një drejtues automjeti ende i paidentifikuar ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.

Bëhet me dije se punonjësi i policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.

Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.