zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, makina bie nga mbikalimi

Një aksident është shënuar pasditen e së enjtes pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

Mësohet se një automjet është rrëzuar nga mbikalimi duke rënë nga disa metra lartësi. Mjeti që është rrëzuar vinte nga Elbasani. E ndërsa në aksident është përfshirë dhe një makinë tjetër.

Nga përplasja e fortë ka humbur jetën një grua, trupi i pajetë i së cilës është ende brenda mjetit.

Një tjetër person raportohet se është plagosur rëndë.