zoom

Aktualitet

Aksident në Shkodër/ 65-vjeçari përplas me makinë këmbësoren, ja gjendja e saj

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në sheshin “Demokracia” në Shkodër. Një 65-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësore rreth orës 09:50.

55 vjeçarja me iniciale N. Gj., ndodhet në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa shoferi i mjetit me iniciale A. R., është shoqëruar në komisariat.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në sheshin “Demokracia”, shtetasi A. R., 65 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen N. Gj., 55 vjeçe (këmbësore), e cila po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.