Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Ndër të tjera mësohet se për shkak të plagëve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.
“Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.