zoom

Aktualitet

Aksident në Greqi, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti automobilistik në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut. Rreth orës 01.00 pas mesnate, mjeti i drejtuar nga 30-vjecari shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse. 4 efektivët e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga automjeti të riun shqiptar, i cili kishte ndërruar jetë.

Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.