zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Velipojë-Shkodër/ Makina del nga rruga. Një 14-vjeçare e plagosur

Një aksident u shënua pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Velipojë-Shkodër.

Policia njoftoi se një 39-vjeçare humbi kontrollin e mjetit me të cilin po lëvizte dhe për pasojë, makina doli nga rruga.

Nga përplasja u plagos një 14-vjeçare, e cila ishte pasagjere në makinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.