zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Durrës-Tiranë/ Përplaset për vdekje 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.

60-vjeçari është përplasur me makinë nga N. K., 71 vjeç, rreth orës 05:20. Këmbësori nuk mundi t’u mbijetonte plagëve ndërsa shoferi i mjetit tip “Benz” është vënë në pranga.

NJOFTIMI

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.”