Aplikacion
Për pasojë humbi jetën pasagjerja 20-vjeçare, Megi Xhetani, e cila udhëtonte me makinë së bashku me të fejuarin e saj, Zef Sinani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Raportohet se çifti kishin shkuar për të drekuar në Pogradec për Shën Valentin dhe rrugës për kthimin në shtëpi u përfshinë në aksidentin tragjik.
Megi Xhetani dhe 34-vjeçari raportohet se ishin fejuar 3 muaj më parë. Çifti jetonin në qytetin e Mamurrasit, ndërsa viktima ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.
Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta. I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.
MESAZHET/ Bajri flet me Arben Ndokën për “kokën” e Durim Bamit: A je gati ta grijmë?