zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 19:20, në Unazë të Re.

Shtetasi P. M, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.