zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në Korçë, drejtuesi i mjetit arratiset

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Plloç, në urën e Leshnicës.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit pasi ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.