zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në hyrje të Gramshit! Raportohet edhe për 2 të plagosur

Një aksident me vdekje ka ndodhur në hyrje të qytetit të Gramshit.

Raportohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një 50-vjeçar.

Ndërkohë nga aksidenti kanë mbetur edhe dy të plagosur.

Raportohet se ata janë dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.