zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier, arrestohet autori

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit.

Një këmbësor, i moshës 81-vjeç, është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë, megjithëse është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë. Mësohet se këmbësori po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga automjeti.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin L. Ç., 81 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.