zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje! Ambulanca përplaset me makinën, humb jetën 57-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, pasi një autoambulancë është përplasur me një makinë ku udhëtonin 3 persona.

Raportohet se si pasojë e aksidentit vdiq shoferi i makinës, 57-vjeçari me iniciale A. K., i cili humbi jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

E plagosur ka mbetur edhe vajza 18-vjeçare e viktimës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë po kryhen veprimet procedurale me shoferin e autoambulancës.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale./ Zoom.al