zoom

Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë të diel në aksin Lezhë-Shkodër.

Tre makina u përplasën me njëra-tjetrën, në rrethana ende të paqarta, pranë fshatit Kakarriq.

Nga përplasja një person mbeti i plagosur rëndë, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga aksidenti.