zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë/Përplasen 4 makina, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të “Vasil Shantos” në kryeqytet.

Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur tre automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i njërës prej makinave dhe 4 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.