Aplikacion
Aksidenti i rëndë ndodhi te Rruga e Elbasanit, kur një 52-vjeçar humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga, duke aksidentuar të renë, që ishte këmbësore dhe drejtuesin e një biçiklete.
Më pas, mjeti u përplas me murin e një selie diplomatike.
Dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.