Aplikacion
Drejtuesi i kamionit humbi kontrollin duke u përplasur me makinat e tjera që ndodheshin në rrugë.
Për pasojë, 11 persona mbetën të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 12 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.