zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë/ Ndërron jetë një person, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.

Viktima është identifikuar si Ilir Mimimi, 55 vjeç.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga makina.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po këqyr kamerat e sigurisë së bizneseve përgjatë këtij aksi rrugor për të bërë të mundur identifikimin e tij.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje./ Zoom.al