zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Milot-Lezhë, dy makina përplasen kokë më kokë. Tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot –Lezhë.

Dy makina janë përplasur me njera-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes tre persona janë lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën.