zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë/ Një person në gjendje kritike

Dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin këtë të premte, në Dragushë të Lezhës.

Nga përplasja e fortë mbeti i plagosur rëndë një nga drejtuesit e motorit.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit të rëndë po hetohen nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Postime të lidhura