zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Plagosen disa persona

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.

Dy furgonë janë përplasur me njëri- tjetrin dhe për pasojë janë lënduar disa pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehra janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.