Aplikacion
Rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Dyshohet se viktima ishte duke shkuar në punë gjatë momentit fatal.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Kurse grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /ZOOM.AL/