zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën një person

Një person humbi jetën në një aksident rrugor pasditen e kësaj të enjteje në Bulqizë.

Një këmbësore 59-vjeçare u përplas nga një makinë që doli nga rruga sepse drejtuesi humbi kontrollin.

Si pasojë e plagëve të rënda, 59-vjeçarja ndërroi jetë në vend.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja./ Zoom.al

Postime të lidhura