Aplikacion
Një autobus me pasagjerë brenda është përplasur me një trajler dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga përplasja është plagosur një fëmijë, i cili është dërguar për mjekim në spital.
Mësohet se trajleri ka goditur nga pas autobusin, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.