zoom

Aktualitet

Aksident i pesëfishtë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një i plagosur

Një aksident i pesëfishtë është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem.

Pesë automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë është plagosur njëri nga drejtuesit por nuk ka rrezik për jetën.

Sipas raportimeve, njëri nga drejtuesit është me kombësi maqedonase.