zoom

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Kurbin, batohet boti me gaz. Zjarrfikeset nisen drejt vendngjarjes

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Milot – Rrubik”.

Një automjet tip bot që transportonte gaz të lengshëm është batuar në rrugë duke u bërë rrezik për shpërthim.

Fatmirësisht drejues i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të izoluar gazin dhe për të shmangur një shpërthim të mundshëm.

 

Mirditë/Informacion paraprak

 

Në aksin rrugor “Milot – Rrubik”, në fshatin Fang, shtetasi E. S., gjatë drejtimit të automjetit tip “Scania” (bot që transportonte gaz), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë boti është batuar dhe ka rënë në aksin e kundërt të lëvizjes. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.