zoom

Aktualitet

Aksident i frikshëm edhe në Prrenjas, 6 të plagosur, njëri prej tyre rëndë

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Përrenjas, duke lënë pas gjashtë persona të plagosur një prej të cilëve rëndë.

Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti. Emrat e të lënduarve nuk u publikuan, teksa policia pritet të japë detaje në vijim të hetimeve.

Në vendngjarje kishte mjete të shkatërruara në vendin e ngjarjes. Një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore. Shkak besohet se ka qenë moti i keq me lagështirë dhe shpejtësia e mjetit. /ZOOM.AL/