zoom

Aktualitet

Aksident fatal në Korçë, humb jetën 29-vjeçarja

Policia njofton se ka humbur jetën një 29-vjeçare që mbeti e plagosur dje në Korçë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se e plagosura me inicialet Xh. H., banuese në fshatin Shqitas, Maliq ka ndërruar jetë gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Bashkëshorti i viktimës ka marrë plagë të lehta, teksa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.

“Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ‘Ford’, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”.

Postime të lidhura