Aplikacion
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 65 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të degëzimit të fshatit Bitinckë, duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 64 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll.
Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe shtetasja D. H., 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë”, tha policia vendore.
Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin T. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 25-vjeçare dhe vëllain e saj 17-vjeçar.
Policia e Devollit gjithashtu referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: A. Sh., 25 vjeç, banues në Bilisht, pasi në Bilisht, për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka shtyrë shtetasen D. R.,- E. Xh., 24 vjeç dhe B. Xh., 62 vjeçe (gjyshja e tij) banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se 24-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, ndërsa 62-vjeçarja është konfliktuar dhe ka dëmtuar në fytyrë bashkëshorten e shtetasit A. A.
Policia konfirmoi edhe gjetjen e një personi të humbur prej datës 30 dhjetor.
“Në vijim të informacionit datë 30.12.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit D. B., 44 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, ju informojmë se ky shtetas u gjet dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e tij dhe ndodhet në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim, pa dhënë sqarime për shkaqet dhe rrethanat. /ZOOM.AL/