zoom

Aktualitet

AKSHI u sulmua në 2019-ën! U shkatërrua një databazë e rëndësishme! Qeveria en s’bën transparencë

Avokati Redon Meksi, deklaroi në Syri Tv se në vitin 2019 ka pasur një sulm kibernetik ndaj AKSHI-t, ku u shkatërrua një databazë shumë e rëndësishme për qeverinë.

Meksi tha se vetëm 6 persona kishin akses në këtë databazë ndërsa çështja është mbyllur pasi nuk vërtetonin dot asnjë nga të gjashtë zyrtarët.

Më tej ai theksoi se qeveria nuk bën transparencë për sulmet kibernetike ndërsa shtoi se duhet të hetohet, por ata nuk duan.

“Sulmi prishi një databazë shumë të rëndësishme për qeverinë. Kishin akses 6 veta tek databaza. U mbyll çështja se s’vërtetonin dot asnjë nga të gjashtë.

Të na e thonë këto 6 vetat. Mbase është Irani që ka sulmuar, këto të gjashtë, një do jetë një ortak i Iranit. Duhet të hetojnë pra. Mbyllin transparencën.”-tha Meksi.