zoom

Të gjitha

BAFTA reagon për gjestin e Will Smith në Oscar

Çmimet BAFTA, që janë ekuivalenti britanik i Oscars, po mban një qëndrim kundër dhunës, duke thënë se Will Smith do të ishte hequr nga ceremonia e saj pas incidentit me Chris Rock në skenë.

“Do ta kishim larguar nga ceremonia,” tha Sara Putt, nënkryetare e BAFTA-s, kur u pyet për protokollin e tyre. ” “Ata nuk do të ishin në ndërtesë, kështu që fizikisht nuk do të ishin në gjendje të merrnin çmimin e tyre. Është një vijë e kuqe e plotë për ne” -tha ajo.

Gjatë Oscars të së dielës mbrëma, Will, 53 vjeç, doli në skenë dhe goditi Chris Rock për shaka me gruan e tij Jada Pinkett Smith. Ai u lejua të qëndronte në ndenjësen e tij në rreshtin e parë për pjesën tjetër të ceremonisë dhe më vonë fitoi Oscarin e tij të parë për aktorin më të mirë, duke mbajtur një fjalim të mbushur me lot.

Organizatorët për BAFTA-t i thanë “The Hollywood Reporter” se nëse incidenti do të kishte ndodhur në ngjarjen e tyre, Smith – i cili ka kërkuar falje dhe tha se “dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”.

Çmimet BAFTA të këtij viti u mbajtën të dielën, më 13 mars, në Royal Albert Hall në Londër. Will fitoi aktorin më të mirë kryesor për King Richard edhe atje, megjithëse nuk ishte i pranishëm në ceremoni./L.K

/Zoom.al