Aplikacion
Megjithatë, një detaj që ajo nuk kishte ndarë me ndjekësit ishte emri i fëmijës. Përmes disa postimeve në Instagram ajo tregoi progresin e shtatzanisë nëpërmjet një aplikacioni që regjistron javët dhe muajt.
Por ndjekësit detajistë vunë re se në program është i vendosur emri Dela. Menjëherë moderatorja ka marrë mesazhe ku ndjekësit e pyesin nëse është ky emri që kanë vendosur për foshnjën e saj. Dojna ndau një nga mesazhet që ka marrë në llogarinë e saj, ku një ndjekëse e pyet për emrin.
“Në fakt është emri që më thërriste motra ime kur ishte e vogël se nuk e shqiptonte dot Dojna. Është më shumë një nofkë që më kthen në fëmijëri.”- tha ajo duke sqaruar kështu të vërtetën.
Dojna dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet