Aplikacion
Por nga ana tjetër, Stresi bëri lëmsh rrjetin së fundmi. Reperi i njohur publikoi një video me një vajzë, të cilës ia kishte mbuluar fytyrën.
Jo vetëm kaq por ai shkroi edhe dy fjalë për të kaluarën e tij, duke iu referuar kështu marrëdhënies së tij që ka patur me Keisin.
“Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“- shkroi reperi.
Mirëpo, së fundmi Keisi ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram. “Kam nevojë që komuniteti shqiptar të mos jetë kaq turpërues. Çdo ditë, mua më duhet të shpjegohem për diçka idiote.Për më tepër, kanadezët janë konfuz se pse shqiptarët janë kaq problematikë. Nëse më duhet të shpjegohem se ka marrëdhënie të ndryshme, atëherë ju njerëz nuk jeni mirë. Njerëzit kanë familje, miq, kolegë, të njohur, marrëdhënie për biznes e kështu me radhë. Ditën që do të jem në një lidhje dashurie do t’ju njoftoj të gjithëve, kështu që ju lutem relaksohuni. Gjithashtu lëreni djalin rehat se ai po mendon se ju jeni të çmendur. Në të vërtetë ju njerëz keni nevojë që të keni një ambicie, potencialisht një punë…dhe të ndaloni së marri me mua. Unë po jetoj jetën time dhe jam e lumtur kështu që largohuni tani” shprehet ajo./L.K
/Zoom.al
“Një burrë është marrë peng në garazh”/ Policia belge arreston 6 persona, mes tyre shqiptarë