zoom

Të gjitha

Oriola Marashi më joshëse se kurrë

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi sërish në qendër të vëmendjes me pozat e reja. E njohur për linjat e saj mahnitëse të trupit, Oriola vuri ato në fokus teksa ka pozuar me disa të brendshme të kuqe rreth pishinës.

Aty dalloheshin linjat dukej më në formë se asnjëherë më parë, ndërsa në disa prej tyre mbante një buqetë me trëndafila të kuq.

Oriole përveç imazheve ku shihet vetëm, në disa të tjera që postoi për fansat në Instagram ajo shihet edhe përkrah modeles së njohur, Nadine Miranda. Dy modelet pozuan për kampanjën e re të “Guess”, teksa fotot u realizuan nga fotografi Juxhin Kurti.

“Ka shumë arsye për ta dashur Italinë, dhe një nga to është liqeni i Comos, kalova një kohë të mrekullueshme në xhirimet e linjës së re të brendshme të Guess”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, nuk munguan komentet e shumta nga ana e miqve dhe ndjekësve të saj, të cilat ishin kryesisht pozitive./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura