Aplikacion
Rasti i fundit është ai i 60 pasagjerëve shqiptarë, të cilëve u është anuluar fluturimi nga Stambolli drejt Tiranës me kompaninë Turkish Airlines.
Pasagjerët, të cilët janë tranzit, kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 12 orë në aeroport, duke mos marrë asnjë zgjidhje konkrete nga autoritetet përkatëse.
Sipas denoncimit, pas anulimit të fluturimit, kompania Air Albania dhe Turkish Airlines po ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës
Denoncimi i plotë:
“Pershendetje, jemi një grup udhëtarësh në aeroportin e Stambollit. Na e kanë anuluar fluturimin për Tiranë dhe na trajtojnë si bagëti në aeroport. Ne që jemi me pasaporta shqiptare nuk na japin asnjë zgjidhje. Ju lutem publikoje, jemi mbi 60 veta. Vijmë nga Amerika e gjith dynjaja, po rrimë 12 orë dhe asnjë zgjidhje. Air Albania na thotë merruni me Turkish, Turkish na thotë merruni me Air Albania. Shikojeni edhe një të sëmurë dalë nga spitali në stolat e aeroportit. Fillimisht u shty për tre orë, pastaj u anulua fare. Të gjithë pasagjerët janë tranzit në Stamboll. Këtu thonë shko te gate, por atje na morën të gjithëve, na thanë do shkojmë në hotel dhe na nxorën nga zona e tranzitit. Na lan këtu në mëshirë të fatit. I ka rënë edhe një gruaje të fikët, shikojeni. Është tani live. As hotel, as asgjë, biles nuk na japin as bileta për nesër.”
Kjo ngjarje është e papranueshme dhe kërkon reagim urgjent nga autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore të përfshira.