zoom

Aktualitet

“Ai e ka mendjen tek malli”/ Dalin bisedat e Shullazit me Marklen Hakën për vrasjen e Durim Bamit

Në një komunikim përmes aplikacionit SKY ECC në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi dhe Marklen Haka diskutojnë në lidhje me vrasjen e Durim Bamit.

Ndër të tjera Shullazi shkruan: “Ça duket do e kapin ata çunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt. Lir Pajës i tham ne për Durim Banin, atëherë që folëm bashkë por ai s’ka takat e ka mendjen te malli”

Në komunikimet e zbardhura në dosjen e Prokurorisë, më datë 24 mars 202, Shullazi komunikon sërish me Marklen Hakën dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami: “Po ça nuk del fare në lagje ai plehra. Me ça makine del k…., po Valteri ça thot?”

Një tjetër komunikim mes tyre mban datën 20.04 2020, ku Shullazi e pyet Marklen Hakën për makinat që përdor Durim Bami. “Ai D me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa italiane? Po me çfarë targash e mban? Me të rejat, sa e ka targën. Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardh në Tiranë. Po blindin e mori atë Audin”?

SPAK e akuzon Marklen Hakën për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.