zoom

Lajme

Ahmed Kalaja mbulon Ilnisën me shami: Dashuri nuk do bëjmë para kamerave

Një intervistë e zhvilluar mes gazetares Ilnisa Agolli dhe hoxhës së një prej xhamive në Tiranë, Ahmed Kalaja është bërë virale.

Kjo për shkak të batutave dhe diskutimeve që jo shpeshë i dëgjojmë nga një hoxhë.

E njohur për natyrën provokuese, Ilnisa i kërkoi Hoxhës ta mbulojë me shami si për të qenë më afër fesë myslimane dhe bisedës me Kalanë. Ndërsa ky i fundit i shpjegoi gazetares se fjala “muhabet” nga arabishtja nënkupton dashuri.

Biseda mes moderators dhe Hoxhës:
Ilnisa Agolli: Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po prit, tani?
Ilnisa Agolli: Do bëjmë muhabet?
Ahmed Kalaja: Mbaruam?
Ilnisa Agolli: Muhabet është fjalë arabe, e di ti?
Ahmed Kalaja: Po.
Ilnisa Agolli: Çfarë do të thotë muhabet?
Ahmed Kalaja: Dashuri, por nuk do të bëjmë se jemi para kamerave.
Ilnisa Agolli: Do që të na vrasi Moza, apo? Do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po, me shumë kënaqësi.