zoom

Slider

Agron Llakaj tregon ndodhinë me “të fortin” në QSUT

Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar ndodhinë me “të fortin” në urgjencën e QSUT në mesnatë.

Ai u shpreh se “halli e deshi te shkoja për disa orë të mira ne urgjence”, por atje u ballafaqua me një situatë ku sipas tij, një djale nga keta te fortët që shoqëronte të atin u përplas me një nga mjekët.

“Ore merr vesh ti, me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!”, iu drejtua sipas aktorit, i riu mjekut të urgjencës, i cili tregoi durim përballë kësaj situata.

Aktori tregoi se pasi mori shërbim, i riu u largua së bashku me të atin dhe kur pyeti mjekun se ku e gjen durimin, iu përgjigj: “kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik”.

Postimi i plotë:

Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.

Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence..,ne holl dhe dhoma shume njerez, pesefishi i pacienteve…,te gjithe kerkojne ndihme, mjeke dhe infermiere qe nxitojne, vrapojne ne ndihme te te semureve, njerez qe bertasin ne kerkim te ndihmes…,nderkohe vjen nje djale nga keta te fortet qe shoqeronte te atin dhe kerkonte vemendje me insistim..

I forti- doktooor?! ooo,eeeej!
(vjen doktori)
doktori-urdhero perse bertet?!
i forti-plasi syte, po me vdes babai!
doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!
I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!
doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!

(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)

Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet.

Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!

Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik.😂

Falemnderit per sherbimin stafi i urgjences ne QSUT!Respekt!🙏👏👏👏❤️