zoom

Lajme

Agron Llakaj rikthehet në ekran “ndryshe”/ Zbuloni detajet

Aktori dhe moderatori i njohur, Agron Llakaj ka njoftuar se do të rikthehet në ekran shumë shpejt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Llakaj ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një show televiziv që ka në qendër humorin, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Nuk dihet ende televizioni apo data që do të nisë transmetimi i show-t të Agron Llakajt.

Kujtojmë që pak para disa muajve, Agroni humbi bashkëshorten e tij e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Aktori e vuajti shumë këtë fakt, shpesh është parë me dedikime për të ndjerën në rrjëte sociale Mesa duket për Agronin, rikthimi në skenë është “ilaçi”  për të shëruar dhimbjen.