zoom

Politikë

Agron Duka pranon humbjen dhe uron PS për fitoren në zgjedhje

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka pranon humbjen në zgjedhjet parlamentare.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka uron Ramën për fitoren.

“Si Kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA, marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme”, shkruan Duka.

Agron Duka renditej i dyti në listën e përbashkët të PD dhe aleatëve në Durrës. Ai mori 4731 vota, duke u renditur i gjashti më i votuari në listën e opozitës. Në Durrës, mandatet u ndanë 8 për PS dhe 6 për PD.