zoom

Politikë

Agron Duka apelon për bashkimin e opozitës në Federatë: Ndryshe nuk vijnë në pushtet!

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, tha sot se krijimi i një federate të opozitës mund të krijojë një panoramë të re në frontin e opozitës, duke apeluar për bashkim.

“E tashmja nuk është e mirë. Siç e kemi parë, e copëzuar, pa një qëllim. Natyrisht as e ardhmja nuk mund të jetë shumë e mirë. Nëse krijojmë një konfederatë të opozitës ndoshta mund të kemi një panoramë tjetër, duke pasur parasysh edhe kohëzgjatjen e maxhorancës përfshirë korrupsionin. Kjo nuk mund të mjaftojë. Nuk rrëzohet qeveria nga zullumi i vetë. Ajo mund të riciklohet”, tha politikani.

Më tej lëshoi edhe një apel për frontin opozitar: “Ata që shohin veten, të kenë ego të jenë ballë të angazhohen dhe ndoshta edhe në të ardhmen mund të kemi një lider.

Lider i opozitës është Berisha që është i izoluar dhe Basha me atë pjesën e vogël, nuk mund të vijmë në pushtet në vitin 2025. Bardhi është mundur të çedojë nga personaliteti i vet, është gati të dalë në radhë të dytë pasi s’kanë asnjë perspektivë për të ardhur në pushtet.

Mund të bëhen deputetë, por nuk vijnë në pushtet”, tha Duka. /ZOOM.AL/