Aplikacion
Në raport shkruhet se pavarësisht se 41,6% e programeve të studimit në 13 universitetet e vendit bëjnë pjesë në 6 universitetet publike të rretheve, këto universitete po shkojnë drejt boshatisjes masive nga studentët, ku 49. 22% e programeve të studimit në gjashtë universitetet publike të rretheve rrezikojnë të mbyllen.
“Në krahasim me vitin e kaluar kemi një rritje prej 14. 79% të programeve të studimit të cilat rrezikojnë të mbyllen, gjë që tregon se nëse trendi mbetet i njëjtë në vitin 2028 Universitetet e rretheve do të jenë të mbyllura”.
Universiteti i Gjirokastrës mban vendin e parë me 80.95% të programeve të cilat kanë më pak se 10 studentë të regjistruar. Ky universitet ka gjithashtu një numër prej 4 programesh studimi të cilat kanë mbi 10 studentë, por kanë në total 50. 5% të kuotave të lira.
“Pra mund të konsiderohen programe studimi që rrezikohen të mbyllen në vitet në vijim nëse trendi i regjistrimeve vijon të mbetet i njëjtë”, thuhet në raport.
Ndërkohë, bursa sa paga minimale vijon të mos ketë efekt tek studentët në rrethe, duke bërë që ata të mos zgjedhin të studiojnë në programet prioritare në universitetet përkatëse, ku 87. 5% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen, rreth gati 63% më shumë krahasuar me regjistrimet e vitit akademik 2023- 2024.
Referuar analizës, në përfundim të katër vjeçarit të ardhshëm “nuk do të kemi më mësues të arsimit fillor dhe të gjuhës dhe letërsisë shqipe dale nga 6 Universitetet e rretheve”.
Sipas analizës, rezulton se maturantët e rretheve aplikojnë në universitetet e qyteteve të tyre, ose për të plotësuar 10 preferencat në portalin U- Albania, ose për t’i shfrytëzuar këto universitete si një opsion në rast të mos shpalljes si fitues në një nga universitetet e kryeqytetit.
“Gjykata e Lartë na dha të drejtë”,Meloni: Do shohim si do procedojmë me Shqipërinë për emigrantët