zoom

Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Do të plotësojmë nevojat e tregut, do të rrisnim prodhimin

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) është gati të sjellë më shumë naftë në tregun global me qëllim të plotësojë hendekun e mungesës.

Këtë e bëri të ditur drejtori i agjencisë, Fatih Birol, duke shtuar se IEA do të paraqesë gjithashtu një plan veprimi për të ulur ritmin e rritjes së çmimit të naftës.

Birol gjatë konferencë energjetike në Paris tha se javën e kaluar agjenci vendosi të lëshojë stoqet e naftës. “

“Kjo ishte përgjigja e parë, por nëse do të ketë nevojë mund të sjellim më shumë naftë në tregje”, shtoi ai.

“Javën e ardhshme, siç bëmë për gazin, ne po paraqesim një plan veprimi me dhjetë pika se si të reduktojmë shpejt koston e naftës “veçanërisht në sektorin e transportit”, u shpreh ai./Zoom.al/