Aplikacion
Gjiknuri u thirr për të dëshmuar në SPAK, në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
“Kam qenë në rolin tim si ministër për një nga rrugët me abuzimet më të mëdha që nisi e kontraktuar me 240 mln euro dhe përfundoi me 400 mln euro. Shpjegimet i dhashë në prokurori, s’kam për të shtuar për mediat,”- u shpreh Gjiknuri.
Në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ai kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer, për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH-së.
Gjiknuri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në dhjetor të vitit 2017.