zoom

Aktualitet

Afera e inceneratorit të Fierit, arrestohet në Gjermani 30-vjeçari i akuzuar për pastrim parash

Një 30-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim .

I riu Silvester Driza akuzohet ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

Njoftimi i policisë

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, S. D., 30 vjeç, lindur në Durrës.

Shtetasi S. D., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg”, për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim .

Përmbledhja e fakteve: Shtetasi S. D. ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për lokalizmin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.