zoom

Lajme

Afera CEZ-DIA dhe marrëdhënia me Kastriot Ismailajn/ Meta zbulon për çfarë është pyetur nga SPAK

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zbuloi këtë të mërkurë për çfarë është pyetur nga prokurorët e SPAK kur ka dëshmuar për aferën e CEZ-DIA.

Në studion e “Quo Vadis”, Meta deklaroi se sot nuk mban asnjë marrëdhënie me Kastriot Ismailajn, pronari i kompanisë DIA, e cila lidhi marëveshje me “CEZ-Albania” me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri.

Ismailaj, rezulton i dënuar me 11 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Pavarësisht bashkëpunimit me SPAK, Meta tha se nuk trembet nga gjërat që mund të tregojë Ismailaj, duke pretenduar se nuk ka bërë asgjë për të fshehur.

Pjesë nga biseda në studio:

Roland Zili: Kur e njeh Kastriot Ismailajn?

Meta: Që në fillim të viteve 90.

Roland Zili: Çfarë marrëdhënieje ke sot me Ismailajn?

Meta: Asnjë marrëdhënie.

Roland Zili: Tjetër për çfarë u pyetët?

Meta: Ku ke fjetur, me kë ke fjetur.

Mentor Kikia: Ju akuzuat Dumanin se e ka takuar Ismailajn në burg.

Meta: Ismailaj mund të thotë çdo gjë që të shpëtojë veten Elvis Mata është një mashtrues që ka qenë drejtor i Ismailajt, që u përdor kundër tij më pas nga Damiani e prokuroria, me qëllim të fitonte pala tjetër. Ky person kishte edhe gruan me probleme, se unë çdo gjë e them me përgjegjësi, dhe vjehrra e tij ka marrë tendera nga Damian Gjiknuri.

Mentor Kikia: Dumani ka arritur ta bëjë bashkëpunëtor Ismailajn kundër jush.

Meta: Nuk më intereson fare se çfarë dëshmon Ismailaj. Meta është kristal i pastër në këtë çështje. Ata merren me këto çështje se ata nuk kanë fuqi të merren me Edi Ramën, e shumë çështje të tjera. “5D” nuk janë gjë farë, do shikoni ato 5 drejtoreshat ju.