zoom

Bota

Aeroplani me 64 persona në bord përplaset me helikopterin ushtarak amerikan! Të paktën 18 viktima

Të paktën 18 trupa janë gjetur deri më tani pasi një aeroplan Air Force One u përplas me një helikopter të Forcave Ajrore të Ushtrisë pranë Aeroportit Kombëtar Ronald Reagan në Uashington.

Pas përplasjes, aeroplani me pasagjerë përfundoi në lumin Potomac, raportoi CBS News.

Sipas të dhënave nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), avioni i pasagjerëve CRJ700 i prodhuar nga Bombardier i Kanadasë u përplas në ajër me një helikopter Sikorsky H-60 ​​Black Hawk teksa iu afrua aeroportit Ronald Reagan  në periferi të kryeqyteti.

Avionët e pasagjerëve të këtij lloji mund të transportojnë deri në 78 pasagjerë. Helikopterët Black Hawk mund të transportojnë deri në 15 persona përveç ekuipazhit.

Kryebashkiaku i Uashingtonit, Muriel Bowser tha se zjarrfikësit po punojnë “intensivisht” në errësirë ​​dhe të ftohtë, në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme.

Operacioni i kërkim-shpëtimit pritet të zgjasë disa orë, tha shefi i zjarrfikësve të aeroportit Reagan. Operacioni përfshin 300 punonjës, të cilët po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit nga avioni dhe helikopteri në ujërat e akullta të Potomac.

Nga ana e tij, kreu i Zjarrfikësve tha se “ende nuk e dimë nëse ka të mbijetuar”. Rrjeti amerikan NBC News raporton se avioni i pasagjerëve ndodhet në një thellësi rreth dy metra e gjysmë dhe është thyer në dy pjesë. Gjithashtu raportohet se helikopteri ushtarak është rrokullisur në ujë dhe është “shumë i paqëndrueshëm”.

Avioni ishte nisur nga Wichita, Kansas dhe ishte planifikuar të ulej në Uashington  në orën lokale 21:00. Aeroporti Ronald Reagan njoftoi përmes X se të gjitha fluturimet ishin “pezulluar”.