zoom

Bota

Aeroplani me 278 persona në bord merr flakë gjatë uljes në pistë, pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar

Një avion i American Airlines ka marrë flakë teksa po bënte ulje emergjente, duke detyruar pasagjerët të evakuoheshin.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Denverit. Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se do të hetojë incidentin.

Fluturimi, një Boeing 737-800, u nis nga Kolorado Springs për në Dallas, por u devijua në Denver për shkak të një dridhjeje të motorit.

Teksa po shkonte drejt pistës së aeroportit, motori mori flakë. Në bord kishte 172 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin e evakuimit ku pasagjerët dalin në një nga krahët e avionit.

Sipas aeroportit të Denverit, 12 persona pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në spital.