Aplikacion
“Parti të re me gjithë kushërinjtë dhe me babain në krye të listës mund të bëjnë çdo kush dhe të bërtasin jemi rinia e të shajnë mbarë e prapë njësoj si pleqëria”, tha Rama.
Por Adriatik Lapaj i kujtoi se ai e ka vendosur veten në listë të hapur për garën e 11 majit, ndryshe nga Edi Rama, i cili është në listë të mbyllur në Tiranë.
“Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta”, thotë Lapaj në postimin e tij.
Në një reagim tjetër, Adriatik Lapaj e fton Ramën në debat.
“Zoti Rama do muhabet, por jam i zënë me takime. Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash!”, përfundon mesazhi i kryetarit të lëvizjes “Shqipëria bëhet”.